75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës Junik-Restavic.

Sipas Shehut, ky është një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës, shkruan IndeksOnline.

“Rruga Junik–Restavic po merr pamjen që e meriton, jo për të bërë foto elektorale, por për të përmirësuar jetën e njerëzve të kësaj ane, të cilët për shumë kohë janë harruar nga ata që sot kujtohen vetëm për “kritikë”” shkroi Shehu.

Ai pati edhe një kritikë për kolegët, duke thënë se e ardhmja nuk ndërtohet me statuse, por me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës sonë.

Disa e matin zhvillimin me statuse nostalgjike dhe “kujtime nga arkiva”. Ne e masim me metra asfalt, orë pune dhe investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve sot, jo kujtimeve të dikujt dje.

Rruga Junik–Restavic po merr pamjen që e meriton, jo për të bërë foto elektorale, por për të përmirësuar jetën e njerëzve të kësaj ane, të cilët për shumë kohë janë harruar nga ata që sot kujtohen vetëm për “kritikë”.

Mund të flasësh gjatë për të kaluarën, por e ardhmja nuk ndërtohet me statuse; ajo ndërtohet me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve!

Faleminderit qytetarëve për durimin dhe mbështetjen, si dhe të tjerëve për frymëzimin që po na japin çdo ditë!

Rruga po shtrohet, zhurma po mbetet pas.