09:59 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Sheila dhe Kledi u përgjigjen thashethemeve me videoklip

Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli Kledi Hysaj ishin pjesë e shtëpisë Big Brother Vip, por që u vënë në qendër të vëmendjes pasi dolën nga “reality-show”.

Me disa fotografi të qarkulluara në rrjete sociale nga fansat, si dhe një të publikuar nga vetë Sheila, filluan aludimet se dyshja është bërë çift.

Këto aludime u bënë akoma më të besueshme pasi Kledi u nda nga e dashura e tij.

Ndërkohë, dyshja kishe refuzuar të komentonte artikujt e shumtë mbi këto aludime.

Megjithatë, si duket çdo gjë ka qenë pjesë e një projekti.

Kjo pasi Sheila mbrëmë publikoi këngën e saj më të re, protagonistë të së cilës janë ajo dhe Kledi.

Të dy duken shumë të afërt në videoklip, në rolin e një çifti, por që një e gjë e tillë si duket nuk qendron për jetën e përditshme, tani për tani./Indeksonline/