14:10 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Shembet dheu në fshatin e ish Presidentit Thaçi, shqetësohen banorët

Është shembur një pjesë e madhe e dheut në rrugën Klinë-Skenderaj përkatësisht  në fshatin Burojë të Skenderajt, e që njihet edhe si fshati i ish presidentit Hashim Thaçi.

Po ashtu banorët përmes një video dërguar në adresë të IndeksOnline kanë treguar se ka filluar tashmë edhe një pjesë e asfaltit të prishet duke u qarë në mes të tij, çka paraqet rrezik për këmbësorët dhe veturat që kalojnë andej pari.

IndeksOnline ju sjell pamje: