15:08 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Shembet “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

Mediet lokale nga Mitrovica po raportojnë se rruga magjistrale Mitrovicë -Zveçan është bllokuar për qarkullim.

Sipas tyre, kjo nga ndodhur nga shembja Kërshit të Dudës apo “Dudi Kërrshit” me ç’rast shumë gurë kanë rënë në rrugën e asfaltuar.

Nga fotografitë shihet se disa shkëmbinj kanë bllokuar rrugën, ndërkaq kjo besohet të ketë ndodhur pas reshjeve të mëdha të shiut.