22:37 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shembet ndërtesa në New York, vdes diplomati australian

Një diplomat australian ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga ballkoni në New York, ndërsa po qëndronte me miqtë e tij.

Julian Simpson, 30 vjeçar, u rrëzua aksidentalisht nga kati i shtatë i një ndërtese në Manhatan, ka thënë policia në New York.

Ndërsa mediat amerikane kanë raportuar se Simpson po luante një lojë me miqtë e tij para se të rrëzohej.

Simpson ishte një diplomat që përfaqësonte Australinë në Kombet e Bashkuara.

Ai u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur.