13:25 / E Martë, 14 Gusht 2018

Shembet ura në Itali, dyshohet se ka zënë disa makina nën rrënoja (Video)

Një urë në Autostradën A10 në Genova të Italisë është shembur të martën dhe dyshohet se ka zënë disa makina nën rrënoja.
Sipas “Il Corriere Della Sera” autoritetet frikësohen për viktima në urën e Polcevera, e njohur si Ura Morandi.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia janë nisur për në vendin e ngjarjes. Shembja mendohet të ketë ndodhur nga struktura e saj e vjetruar.

Incidenti ka shkaktuar bllokimin e makinave në trafik.

 

Temat: