12:50 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Shembja e dheut në Veternik rrezikon fëmijët e lagjes Kalabria

Punimet në rrugën kryesore në Veternik kanë bërë që në atë pjesë të shembet dheu. E shembja e dheut, sipas banorëve, është duke rrezikuar jetën e fëmijëve të cilët argëtohen çdo ditë në parkun në lagjen “Kalabria”.

Një nga banorët e kësaj lagjeje ka dërguar në redaksinë e Indeksonline fotografi në të cilat shihet shembja e dheut shumë afër parkut të lojërave të fëmijëve.

Sipas tij, nga shembja e këtij dheu është dëmtuar parku i cili është rregulluar me vetëfinancim nga banorët.

“Gjatë punime në rrugën Veternik, si rezultat i mos projektimit sipas standardeve të lejuara ka ardhur deri tek shembja e dheu. Nga shembja e dheut kane pësuar banorët e kompleksit Trio Construction duke ju rrezikuar jetën e banorëve dhe më e rënda, e fëmijëve që lozin çdo ditë në park. Pra, nga shembja është futur dheu afërsisht dhjetë metra ne park duke dëmtuar fidanët dhe rrethojën që e kanë vendos banorët me vetëfinancim si dhe stolat e parkut”.

“Dhe që nga shembja afërsisht një vit nuk janë interesuar organet relevante si ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës duke e lënë në harresë këtë problem që çdo ditë rrezikohet jeta e banorëve”, tha një nga banorët e kësaj lagje për Indeksonline.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosmbikqyrjes së punimeve të kompanisë në këtë pjesë.

Punimet në këtë rrugë në Veternik, kanë filluar në vitin 2017 dhe kanë përfunduar një vit më pas. /Indeksonline/