Shembull i mirë: Këngëtarja i dhuron para një lypësi në rrugë

Tani më shumë se kurrë njerëzit janë duke luftuar financiarisht.
Dhe Katy Perry po bën çmos për të ndihmuar ata që kanë nevojë, transmeton Indeksonline.

Ylli i popit, 35 vjeç, u pa duke dhënë para një lypësi në rrugë në qytetin e Los Angeles të premten.

Pas gjestit prekës, Katy u pa jashtë makinës së saj në një fustan të gjerë elegant dhe pallto.

Me maskë në fytyrë, ylli pop ishte mahnitës, megjithëse veshja e saj ishte e lirshme, barku i rrumbullakosur i Katy ishte akoma i dukshëm.

Katy është në pritje të fëmijës së saj të parë – një vajze me të fejuarin e saj Orlando Bloom, me të cilën filloi lidhjen në vitin 2016./Indeksonline./