16:57 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / OSH

Shëngjin/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen mrekullisht katër persona, mes tyre tre të mitur

Katër persona mes tyre tre të mitur kanë shpëtuar mrekullisht, pasi rrezikuan të mbyteshin në detin e Shëngjinit.

Ata ishin larguar me gomardare një milje larg detit dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Policia Kufitare Shëngjin i ka ardhur në ndihmë gjatë patrullimit në det, duke shpëtuar pushuesit.

Dy fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeç, të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre, janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ndërsa dy të tjerë ishin shtetas kosovarë (babai 45 vjeç me djalin 10 vjeç), të cilët gjithashtu u shpëtuan, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Të dy u nxorën në gjendje të mirë shëndetësore nga deti, pasi mbetën të bllokuar 1 milje larg.