13:03 / E Martë, 03 Dhjetor 2019

Shenjat e qarta, që tregojnë nëse jeni intolerantë ndaj laktozës

Qumështi përmban njëlloj sheqeri të quajtur laktozë. Trupit i duhet të prodhojë një enzimë të quajtur laktazë. Disa njerëz nuk prodhojnë laktazë që në lindje ose më vonë gjatë jetës së tyre, duke shkaktuar mostretje të laktozës. Kjo është arsyeja që qëndron mbas intolerancës ndaj laktozës.

Nëse ndiheni keq 30 minuta deri në 2 orë pas pirjes së një gote qumështi, një akulloreje, një jogurti ose çdo gjë tjetër që përmban qumësht, atëherë mund të vuani nga intoleranca ndaj laktozës.

Duhet të keni parasysh që intoleranca ndaj laktozës dhe alergjia ndaj qumështit janë dy gjëra të ndryshme. Dikush që ka alergji nga qumështi përjeton simptoma serioze menjëherë pas pirjes së qumështit ose produkteve të bulmetit si marrje fryme, teshtima ose urth. Në këtë rast, nuk është laktoza që i shkakton këto probleme, por disa proteina prezente te qumështi si për shembull, casein.

Nga ana tjetër, simptomat që përjeton dikush që vuan nga intoleranca ndaj laktozës pas tretjes së qumështit janë më të lehta dhe prekin vetëm sistemin tretës.

Dyshoni se jeni intolerant ndaj laktozës? Ka një mënyrë të thjeshtë për ta përcaktuar. Pini një gotë qumësht dhe prisni. Nëse përjetoni disa prej simptomave më poshtë gjysmë ore deri në dy orë pasi keni pirë qumështin, atëherë dyshimet tuaja janë të sakta:

Kërcitje të zorrëve

Kërcitja e zorrëve tregon që trupi e ka shumë të vështirë të bëjë punën e ti për të tretur qumështin.

Diarre

Nëse përjetoni kërcitje të zorrëve dhe zhurma të tyre, ka gjasa që të keni diarre më pas dhe kjo është një shenjë e qartë që sistemi tretës nuk ka mundur të procesojë qumështin ose një nënprodukt të tij.

Ndryshime të jashtëqitjes

Përveç diarresë, disa ndryshime të jashtëqitjes mund të flasin për një intolerancë ndaj laktozs. Për shembull, tek një person me intolerancë ncaj laktozës, jashtëqëitja mund të jetë shkumoze, me ngjyrë të zezë ose me gjurmë gjaku. Gjithashtu jashtëqitja mund të shoqërohet edhe me dhimbje.

Gazra të tepërt

Ju gjithashtu mund të përjetoni gazra të tepërt duke pasur edhe një mungesë rehatie. Gazrat e ngecur në stomakun tuaj zgjerojnë pjesën e abdomenit duke ju dhënë edhe spazma.

Të vjella dhe të përziera

Disa minuta pasi të keni pirë qumësht ose të keni konsumuar produkte të tjera bulmeti, mund të ndiheni keq. Kjo sepse keni futur në sistemin tretës diçka që sistemi juaj nuk e përpunon dot me efikasitet. Ju gjithashtu mund të përjetoni të vjella nëse jeni intolerantë ndaj laktozës.