19:40 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Shenjat në komunikacion që po shkaktojnë pakënaqësi në Gjenevë

Në Gjenevë 250 shenja të reja janë janë vënë në dispozicion në gjashtë versione të ndryshme, kostoja e së cilës është 56.000 franga dhe është plotësisht i financuar nga qyteti.

Si pjesë e planit për të promovuar barazinë gjinore, Gjeneva ka instaluar 250 panele për kalimin e këmbësorëve që paraqesin gratë. Por, pse shumë banorë po ankohen për shenjat e reja?

“Në marrëveshje me zyrën e transportit kantonal, një variant i gjashtë piktogrameve femërore tani do të mbulojë gjysmën e paneleve ku përfaqësoheshin figurat mashkullore”, njoftuan autoritetet e Gjenevës në një deklaratë javën e kaluar.

Panelet e reja janë pjesë e “politikës së promovimit të barazisë midis grave dhe burrave dhe kundër diskriminimit LGBTIQ në qytetin e Gjenevës”, thuhet në deklaratë.

Shenjat tregojnë një grua shtatzënë, dy gra që mbajnë duar, si dhe një person të moshuar, duke kaluar në rrugë, shkruan The local/.

Serge Dal Busco, Këshilltar Shtetëror përgjegjës për Departamentin e infrastrukturës, vuri në dukje se nisma “shkon në drejtimin e një ndryshimi të nevojshëm të mentaliteteve në drejtim të barazisë në të gjitha aspektet e shoqërisë sonë”, tha ai.

Sidoqoftë, shumë kritikë në Gjenevë janë kundër këtij projektit, duke argumentuar se të drejtat e grave duhet të fillojnë me barazinë në pagë dhe jo thjesht me piktograme.

“Shenjat janë groteske, të padobishme dhe të kushtueshme,” tha deputetja e Gjenevës Salika Wenger për gazetën Le Temps.

Nga ana tjetër, Ana Roch e Lëvizjes Qytetare të Gjenevës theksoi se “qyteti po tallet duke dashur të bart peshën e seksizmit në shenjat gjenerike”.

Disa gjithashtu shprehen zemërim me çmimin e projektit, i cili kushton 56,000 franga.

“Ka kaq shumë njerëz në vështirësi financiare këtu dhe qyteti po hedh para nga dritarja”, vuri në dukje Roch.

Nërkohë një përdorues i Twiterit ka bërë jehonë me një postim duke shkruar për këtë “ide idiote! Kjo tregon se Gjeneva nuk mund të kujdeset më pak për paratë e taksapaguesve të saj”.

Ndërsa kritikat e befasuan kryebashkiakun e Gjenevës edhe nga Sandrine Salerno.

“Në trembëdhjetë vjet politikë, unë rrallë kam pasur kaq shumë reagime të dhunshme dhe konservatore ndaj një projekti që është pjesë e një plani të gjerë për të luftuar seksizmin”, tha ajo.