07:11 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shenjat që tregojnë se jeni shumë më shumë inteligjent se sa që e mendoni

A keni vënë në dyshim inteligjencën tuaj? Këtu do të gjeni 13 indikacione që mund të jeni gabim.

Shancet që të i keni të paktën dy shenja janë të mëdha, raporton “Bright  Side”.

Keni ndjekur mësime të muzikës

Studime të shumta kanë treguar se të mësoni t’i bini një instrumenti muzikor ndikon dhe ndihmonë zhvillimin në  fëmijëri. Këto studime kanë treguar se ata fëmijë të cilët kanë mësuar një instrument muzikorë, kanë dal më të mirë në mësime.

Jeni fëmiju më i vjetër në familje

Një studim interesant ka treguar se fëmiju më i vjetër në familje kanë avantazhe më të larta kur vjen puna në inteligjencë në krahasim me fëmijët e tjerë. Kjo është arsyeja se pse shumica e fëmijëve më të vjetër kanë tendencë të jenë më të suksseshëm në familje.

Jeni ‘fit’ nuk keni mbipeshë

Një hulumtim interesant, ka treguar se sa më shumë një person ka peshë aq më të ulta i ka aftësitë njohëse.

Jeni ushqyer me qumësht të nënës deri në një moshë të caktuar

Shkencëtarët nga Britani dhe Zelanda e re, kanë kryer një studim me 3 mijë fëmijë dhe kanë gjetur se ata të cilët janë ushqyer me qumësht gjiri kanë arritur me 7 pikë më shumë në testin e inteligjencës.

Keni lexuar shumë si fëmijë

A keni kujtime kur keni lexuar libra si fmëijë? Shanset janë se ju jeni shumë te mençur. Studimet kanë treguar se ata fëmijë të cilët janë mësuar të lexojnë që nga një moshë e hershme kanë treguar rezultate më të mira në teste.

Jeni person humorist

Mesa duket sensi i humorit dhe inteligjenca e lartë janë të lidhura. Në një raport të publikuar pothuajse 400 studentë kanë bërë një test të inteligjencë, dhe ata të cilët kanë qenë më humorist.. e dini edhe ju rezultatin.