17:16 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Llapi – Dukagjini

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ekipi vendas arriti të mbyllë 45 minutat e parë me epërsi minimale 1:0.

Ndërkohë që në fillim të pjesës së dytë janë shënuar dy gola të shpejtë, nga një për çdo skuadër, shkruan IndeksOnline.

Fillimisht skuadra e Tahir Batatinës dyfishoi epërsinë me anë të Valmir Veliu, ndërsa mysafirët arritën të ngushtonin epërsinë me anë të Mulaj, i cili shënoi pas një aksioni përfekt të ndërtuar nga skuadra e Dukagjinit./IndeksOnline/