08:00 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Shënohet 19 vjetori i Betejës së Kotlinës

OVL e UÇK-së në Kaçanik sot shënon 19 vjetorin e betejës së 24 marsit 1999, e zhvilluar në Kotlinë të Kaçanikut.

Po ashtu gjatë kësaj dite do të përkujtohet rënia heroike e dëshmorëve dhe martirëve: Ismail Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izjah Loku si dhe martirët: Garip Loku, Naser Loku, Vesel Vlashi, Idriz Kuqi, Zymer Loku, Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Beram Loku, Agim Loku, Ismajl Loku, Ismet Loku, Danush Kuqi, Ibush Loku, Naser Loku.