19:07 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Shënohet 21 vjetori i kazermës së parë të UÇK-së ku qëndroi Komandant Jetë Hasani

Sot është shënuar  përvjetori i 21 –të i shtabit të Batalionit të dytë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht kazermës së parë të UÇK-së , në Brigadën 121 Kumanova.

Nga ky vend operacionet e para të UÇK-së i zhvilloi, Komandanti të njësive të para guerile në Shtime, Heroi Kombëtar Jetë Hasani, arsimdashës i madh i cili me vetiniciativë e bleu truallin dhe ndërtoi me vetëfinancim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që me 3 shtatorë 1995 të fillojë mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me radhë.

Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.” me komandantë Jetë Hasani, po në at koha Jetë Hasani mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin legjendar Adem Jasharin.