13:44 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Taulanti me mesazh për Granitin: Shpresoj të mbijetoni pjesën e parë, nuk i dihet në pjesën e dytë

Ata janë vëllezërit më të famshëm të futbollit evropian.

Granit dhe Taulant Xhaka janë dyshja e familjes Xhaka që gjithmonë zënë vëmendjen e mediave.

Tash, ata i ndajnë plot 2400 kilometra prej njëri-tjetrit, por janë afër me zemër.

Në një bised  për 20min.ch, Taulant Xhaka i ka dëshiruar çdo të mirë Granitit dhe ekipit kombëtar të Zvicrës para duelit të madh ndaj Brazilit.

Reprezentuesi i Shqipërisë i ka bërë thirrje Granitit që të mbijetojnë pjesën e parë pa pranuar gol dhe të provohet fitorja në pjesën e dytë.

“Tung Granit. Shpresoj se do të mbijetoni pjesën e parë 0-0 dhe në të dytën nuk i dihet kurrë çka mund të ndodhë”, u shpreh Taulanti në mesazhin e tij për Granitin.

Taulanti para dy vitesh në këtë periudhë ishte përballur me Granitin në Kampionatin Evropian, që ishte përballja më e ëmbël e dy vëllezërve.

Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Brazilin në ora 20:00 në Rostov.