07:29 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Shënohet dita botërore e shpendëve shtegtarë

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmendjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve që migrojnë dhe habitatet e tyre.

Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar afrikano-euroziatik, dy marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).