14:53 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit në QKUK

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është shënuar Dita Botërore Kundër Kancerit.

Me këtë rast, dr. Vildane Goga – onkologe, tha se Klinika e Onkologjisë ka 55 shtretër për mjekim ambulantor dhe 15 shtretër për trajtim spitalor.

Ndërsa ajo shtoi se në këtë klinikë ka rreth 230 vizita ditore të pacientëve. Dr. Goga shpjegoi se gjatë vitit 2020, janë trajtuar 1.336 raste të reja të diagnostikuar me kancerin.

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, tha se Kosova ka profesionistë të dëshmuar të cilët pa u kursyer janë gjendur gjithmonë afër pacientëve. Ndër të tjera Jahjaga shprehu falënderim, stafit të Klinikës së Onkologjisë, për punën dhe përkushtimin e treguar brenda këtij viti sfidues të ballafaqimit me Covidin-19.

Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës Arben Bislimi, tha se në botë 10 milionë persona vdesin në vit, si pasojë e kësaj sëmundjeje. Dr. Bislimi u shpreh se arsyeja që jemi këtu është Dita Botërore Kundër Kancerit. Çdo vit jemi në aktivitete sensibilizuese.

May be an image of 1 person, sitting, standing and indoor