07:08 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / k.v

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot në Hanin e Elezit kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare. Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë.

Me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore, organizuar nga komuna, do të shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit.

Me rastin e 29 Gushtit ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” Komuna e Hanit të Elezit ka organizuar aktivitete sipas kësaj agjende:

ora 16.00- Homazhe Varrezave të Dëshmorëve në Pustenik.

Ora 17:00- Program muzikor nga SHKA “SHARRI”në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”

29 Gushti ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” është radhitur në kalendarin e ngjarjeve zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan e punuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe familjeve të tyre