08:34 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Shënohet dita ndëkombëtare e sëmundjes së Sklerozës Multiple

Sot në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të shënohet dita ndëkombëtare e sëmundjes së Sklerozës Multiple.

Shënimi i kësaj dite bëhet me organizim të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së neurologëve të Kosovës.

Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.