23:09 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Shënohet numër rekord i temperaturave të larta në SHBA

Pjesë të Paqësorit në veri-perëndim të Amerikës janë goditur nga temperatura shumë të larta. Në Portland, Oregon të shtunën është shënuar rekordi i një prej ditëve më të nxehta të vitit me një rekord prej 42 gradësh (108F).

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime dhe temperaturat e larta e kanë përfshirë  pothuajse të gjithë shtetin e Uashingtonit dhe Oregon, shkruan BBC.

Qarku Multnomah, në Oregon, ka paralajmëruar këtë nxehtësi si “kërcënuese për jetën”, ndërsa disa qytete kanë hapur edhe qendra ftohëse për njerëzit.

Shumë nga dyqanet amerikane thuhet se më nuk kanë kondicionerë, derisa shumë banorë të rajonit për rreth kanë marrë rrugë për në liqene dhe pishina që po punojnë me kapacitet të plotë.

NWS tha se temperatura edhe më të nxehta u parashikuan të dielën dhe të hënën në të gjithë Paqësorin Veriperëndimor dhe Pellgun e Madh Verior. Ata paralajmëruan edhe për “disa ditë të tjera të nxehtësisë së rrezikshme” në të gjithë cepin veriperëndimor të vendit, si dhe pjesë të Nevadës perëndimore dhe Kalifornisë.

Seattle dhe Portland pritet të thyejnë rekordet e tyre aktuale në të gjitha kohërave me temperaturë të lartë të dielën dhe të hënën.

“Banorëve u kërkohet të shmangin periudha të zgjatura kohore jashtë, të qëndrojnë të hidratuar dhe të kontrollojnë anëtarët apo njerëzit në nevojë”, njoftoi NWS.

Shumë njerëz në zonë janë më të mësuar me mot të butë dhe nuk kanë kondicion të ajrit. Ndërsa, sipas ekspertëve ndryshimet klimatike, mund të ketë një rritje në numrin e vdekjeve nga përmbytjet, stuhitë dhe valët e nxehtësisë.