10:10 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shënoi dy gola, largohet me shpejtësi nga fusha dhe nisët për në spital për një arsye emocionuese (Foto)

Futbollisti i Wigan Athletic ka bërë diçka që askush nuk e ka imagjinuar. Ryan Colclought, shënoi dy gola në fitoren e Wiganit kundër Doncasterit dhe u zëvendësua në minutën e 60-të.

Por, futbollisti me nxitim largohet nga fusha ashtu siç ishte, dhe u nis për në spital me ambulancën që ishte parkuar afër stadiumit, shkruan IndeksOnline.

Arsyeja ishte emocionuese, ai mbërriti me kohë në spital ku po qëndronte gruaja e tij e cila po lindte fëmijën e tij të parë.

Pra, startoi nga fillimi, shënoi dy gola, u zëvendësua në minutën e 60-të, nisët për në spital dhe takon djalin e sapolindur, madhështore!./IndeksOnline/