23:33 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shënoi fitoren e parë me Arsenalin, flet Freddie Ljungberg

Trajneri i Arsenalit, Freddie Ljungberg ka shijuar fitoren e parë në krye të klubit.

Ekipi i tij, fitoi me përmbysje kundër West Hamit 3-1, në London Stadium. Ljungberg këtë triumf ia atriboi futbollistëve të tij.

“Kjo fitore do të thotë shumë për futbollistët dhe jam i lumtur për ta. Kanë luajtur nën presion të madh. E pash që në pjesën e dytë Ëest Hami ishte lodhur dhe pasimet e tyre nuk ishin shumë të sakta. Rikthimi ynë dhe rezutati është i shkëlqyeshëm. Futbollistët po punojnë shumë dhe në Premier Ligë asnjëherë nuk është lehtë” deklaroi Ljugberg.

/Indeksonline/