14:19 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018

Shënon shqiptari më i miri, i pakrahasueshmi Shaqiri (Video)

Xherdan Shaqiri vazhdon të mbajë primatin e shqiptarit më të mirë në botë në futboll.

Ylli kosovar me pasaportë zvicëriane sapo ka shënuar edhe një gol tejet të bukur në ligën më të fortë në botë, Premierligën Angleze.

Shaqa ka shënuar në fund të pjesës së parë për Stoke në ndeshjen në udhëtim ndaj Leicester Cityt.

Ky edicion është një nga më të mirët në karrierën për Shaqirin dhe nëse vazhdon kështu shumë shpejt do ta shohim tek ndonjë gjigant evropian./Indeksonline/