16:35 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Shënon supergol ndaj West Hamit, Declan Rice i kërkon falje tifozëve

Skuadra e Arsenalit është duke fituar me rezutlat të thellë 0:6 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Golin për 0:6 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, shkruan Indeksonline

Rice shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, por nuk festoi. Madje ai u ndje keq që i shënoi ish-klubit të tij, duke i kërkuar falje tifozëve të pranishëm në “London Stadium”.

Kujtojmë që Rice te Arsenali ishte transferuar gjatë afatit të verës me një shifër rekord prej 116 milionë euro./Indeksonline/