13:02 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shërbime shëndetësore falas për familjet e pastreha, nga tërmeti

Për qytetarët e mbetur pa strehë që janë vendosur në pikat e emergjencës është siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, thotë se po garantohet vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

“Kemi siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje për qytetarët e mbetur pa strehë që janë strehuar në pikat e emergjencës. Po garantojnë vaksinimin kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore”, -thotë Manastirliu.