75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Shërbime të dedikuara për bizneset në tregun e lirë – Zyra e KESCO Premiumit në shërbimin tuaj

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, nga 1 qershori një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve komercialë kanë kaluar nga furnizimi me tarifa të rregulluara në tregun e hapur, duke u bërë kështu konsumatorë të derregulluar.

Për të ofruar mbështetje dhe orientim për këtë kategori të re të konsumatorëve, KESCO ka vendosur që këto shërbimet të ofrohen në qendrën KESCO Premium, e cila ndodhet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë (te “Kafet e vogla”).

KESCO Premium ka funksionuar prej vitesh si qendër për konsumatorët, ndërsa rishtas aty është vendosur edhe zyra për shërbimin e bizneseve që operojnë në tregun e lirë të energjisë, të cilat duan të zgjedhin KESCO si furnizuesin e tyre.

Të gjithë konsumatorët komercialë që janë aktualisht në tregun e hapur, ose që pritet të kalojnë, janë të mirëseardhur të vizitojnë këtë zyrë për të marrë informacione të detajuara, këshillim profesional dhe për të realizuar procesin e lidhjes së kontratës për furnizim me energji nga KESCO.

KESCO, si furnizuesi me përvojën më të gjatë në treg dhe me një ekip të përkushtuar, mbetet partneri i besuar i mijëra bizneseve në Kosovë.