11:59 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Shërbimi sekret amerikan shpërndanë 2.6 milionë dollarë vetëm për sigurinë e sotme të Trump e Biden

Amerika nesër do të zgjohet me presidentin e ri. A do të jetë Trump president edhe për një mandat të ri, apo Joe Biden do të udhëheqë me shtetin më të fuqishëm në botë, kjo dilemë shpejt do të marrë fund.

Por, Amerika në ditën e sotme zgjedhor ka edhe një shqetësim shtesë. Në rrugët e Amerikës janë paralajmëruar protesta e trazira të cilat kanë shqetësuar autoritetet e sigurisë amerikane.

Sipas dokumenteve federale, Shërbimi Sekret ka shpërndarë 2.6 milionë dollarë shpenzime sigurie për të mbrojtur Donald Trump dhe Joe Biden në ditën e sotmë.

Këto para janë destinuar për kontraktorët që specializohen në vendosjen e perimetrave të sigurt në ngjarjet politike, shkruan Indeksonline.

Një kompani, Arcus Group LLC, po fiton 988,788 dollarë për të siguruar perimetrin e Shtëpisë së Bardhë natën e zgjedhjeve.

Një kompani tjetër, Showcall Security Services do të mbledhë 1.6 milionë dollarë për ta mbajtur të sigurt Joe Biden në Delaware të martën mbrëma.

Çdo kompani do të ndërtojë barriera dhe mure për t’i mbajtur njerëzit larg. Perimetri i Shtëpisë së Bardhë tashmë është siguruar mjaft.

Forcat e policisë gjithashtu kanë shtuar operacionet e tyre, duke sjellë oficerë dhe përforcime shtesë./Indeksonline/