11:10 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shërbimi Sekret dëshiron të provojë njohjen e fytyrës në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi Sekret i SHBA-së ka zbuluar plane për një test të mbikëqyrjes së njohjes së fytyrës në Shtëpinë e Bardhë. Ky plan ka për qëllim identifikimin e personave që mund të paraqesin kërcënim për presidentin.

Testi ishte planifikuar të fillojë më 19 nëntor dhe të përfundojë më 30 gusht 2019. Teknologjia e programit supozohet të analizojë fytyrat deri në 20 metra nga kamera.

Agjentët e Shërbimit Sekret kanë dhënë tashmë fotografi për të identifikuar subjektet me interes, të cilët mund të zgjidhen në bazë të posteve të mediave sociale, raporteve të mediave ose raporteve nga qytetarët./Indeksonline/