75 Mall Live Search
23:01 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Furnizimi me kamera për dy shkolla, Lutfi Hazirit i kushton gati 8 mijë euro!

Komuna e Gjilanit ka vendosur që dy shkolla të furnizojë me kamera, kjo sigurisht për të rritur nivelin e sigurisë dhe transparencës.

Bëhet fjalë për dy shkolla fillore “Rexhep Elmazi” dhe “Sadulla Brestovci”, transmeton Indeksonline.

Lënda e kontratës do të jetë “Furnizimi- Instalimi i kamerave dhe sistemi i vëzhgimit në Sh.F “Rexhep Elmazi”, Gjilan dhe në Sh.F “Sadullah Brestovci”, Gjilan –sipas përshkrimit të ankesit 1 specifikimet e detyrueshme të DT.

Ndërkohë që ky investim, komunës e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri i ka kushtuar hiç më pak se 7 mijë e 972 euro.

Kontrata në fjalë hynë në fuqi me datën e nënshkrimit dhe përfundon me një afat prej 30 ditëve pune nga nënshkrimi i kontratës.

Më gjithë çmimin e lartpërmendur, garancioni do të mbetet valid për 12 muaj, pas pranimit të furnizimeve dhe kryerjes së shërbimeve./Indeksonline/