20:17 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dilema e Bilall Sherifit

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ka komentuar kundërshtimin që Kadri Veseli e ka bërë për ndryshimin e kufijve.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës ka thënë se do të ndjekë me vëmendje nëse presidenti Thaçi do t’i reagojë Veselit për kundërshtimin.

“Zoti Veseli, Të gjithë në Kosovë, i madh e i vogël, janë duke i thënë Hashim Thaçit që ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e tij por e Serbisë dhe Rusisë. Përkundër kësaj, ai vazhdon të këmbëngulë se gjoja kjo ide na qenkësha e tij! Arsyet e këtij insistimi i di vetëm Hashim Thaçi.

Zoti Veseli,
Përveç teje, kushdo qoftë që ka marrë guximin t’ia kujtojë z. Thaçi se “kjo ide është e Serbisë dhe Rusisë”, ai është përballë me rrebesh akuzash dhe është etiketuar publikisht nga presidenti i Kosovës si “rrenc”, “shpifës”, “mashtrues”, “manipulues” e çka jo tjetër.
Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj” shkruan Sherifi./Indeksonline/