15:35 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Sherifi: Deportimi i gylenistëve ishte aksion i fshehtë

Shefi i GP të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, deklaroi se deportimi i gjashtë gylenistëve në Turqi ishte një aksion i fshehtë për të cilin duhet të japin përgjegjësi personat e përfshirë.

Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës tha se shtetasit turq në fakt janë rrëmbyer dhe i janë dorëzuar një shteti që shkel rëndë të drejtat e njeriut.

“Rrëmbimi dhe dorëzimi i tyre është krim ku duhet të japin llogari të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë ndërmarrje. Ne e kemi për obligim të hedhim dritë mbi këtë akt të shëmtuar dhe të dalin para drejtësisë ata që kryen këtë krim. Deputetët e Kuvendit kanë për obligim që aktet kriminale për përfitime individuale të dëmtojnë qytetarët tanë”, është shprehur Sherifi.