11:02 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sherifi kërkon harmonizim të një platforme për bisedimet në Bruksel

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se dialogu me Serbinë apo faza finale nuk duhet të zhvillohet në dy agjenda.
I pari i deputetëve të Nismës, ka thënë se nëse nuk shkrihet në një delegacion të vetëm, atëherë në Bruksel do të kemi dy delegacione.

Më tutje, Sherifi ka thënë se Limaj ka marrë përgjegjësi të mëdha, pasi ky dialog ka nisur vite me parë.

Pjesë nga fjalimi i Sherifit në seancën e jashtëzakonshme plenare”
Seanca e parë na dul të na jetë seanca për të caktuar një delegacion të emëruar nga qeveria për të përfundiuar dialogun me Serbinë.

Megjithatë, nuk është bërë krejt ajo që kemi kërkuar. Këto bisedime kanë dy agjenda. Agjendën e qeverisë e cila thotë se nuk negociohet për territoret e kufijve dhe agjendën e presidentit, i cili nuk e pwrjashton kwtw opsion.

Kemi të bëjmë me dy koncepte për të cilat unë pres dhe besoj që duhet të shkrihen në një. Shkrirja në një i takon Kuvendit të Kosovës, përmes një platforme që ekipi duhet të prezantoj këtu. Nëse nuk arrihet kjo shkrirje praktikisht do të kemi dy delegacione që do të shkojnë në Bruksel./Indeksonline/