15:19 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sherifi: Përveç Malishevës, Nisma do të jetë në qeverisje komunale edhe në shumë komuna tjera

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka folur për balotazhin zgjedhor te mbajtur dje në Kosovë.

Ai gjatë një konference për media, ka thënë se Nisma për Kosoven do të udhëheq në Malishevë  edhe për katër vitet e ardhshme, transmeton ‘Indeksonline’.

“Malisheva mbetet me Nismën edhe për 4 vitet e ardhshme. Faleminderit për të gjithë mbështetsit të Begajt. Zotohemi nga këtu se do të punojmë siç kemi punuar në funksion të realizimit në të gjitha projektet për qytetarët e Malishevës”, ka thënë Sherifi.

Tutje, ai ka shtuar se partia e Fatmir Limajt në këto zgjedhje ka pasur disa koalicione me partitë në balotazh.

Sipas tij, në ato komuna ku kanë qenë në koalicion do të kenë bashkëqeverisje.

“Nisma në këto zgjedhje ka pasur disa koalicione me disa nga partitë në balotazh. Prizren, kemi pasur marrëveshje me VV. Në të gjitha komunat ku kemi qenë në koalicion kemi fituar si në vijim: Prizren, Suharekë, Rahovec, Klinë, Vushtrri, Mitrovicë, Kamenicë, Ferizaj e Gjakovë. Në të gjitha këto komuna do të jemi në bashkëqeverisje. Nisma do të jetë në 11 komuna në bashkëqeverisje. Votat e Nismës kanë luajtur rol të rëndësishëm. Për këtë edhe jemi të lumtur”, ka përfunduar ai./Indeksonline/