17:55 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Sherifi: Mbase Vjosa Osmani po e pret Albin Kurtin që të konkurojë për kryeprokuror

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi e ka bërë një reagim rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se ai “më e rëndësishme kish me qenë me u pasë bë kryeprokuror”.

“Si duket për këtë arsye Vjosa Osmani deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin. Mbase është në pritje që Albin Kurti t’i plotësojë kriteret për të konkuruar për Kryeprokuror!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka marrë vendim që ta dekretojë emrin e propozuar për kryeprokuror të vendit. Për Albin Kurtin, pozita e kryeprokurorit është më e rëndësishme sesa ajo e kryeministrit të vendit. Po të mundte, shefi i Qeverisë do të ishte bërë vetë kryeprokuror.