21:16 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Sherifi në Viti, i bindur se Nisma po forcohet çdo ditë e më shumë

Nisma Socialdemokrate, dega në Viti, ka mbajtur një takim me strukturat e saj. Në këtë takim është formalizuar Grupi Koordinues i Nismës Socialdemokrate për këtë qytet.
Prezent në këtë tubim nga qendra ishte Sekretari dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Ky i fundit tha se pas zgjedhjeve lokale u shtrua nevoja për të nisur Kuvendet e Punës pasi shumë njerëz të ri duan të bëheshin pjesë e Nismës.

Sherifi tha se Nisma i ka hapur dyert për të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre pa paragjykuar se ku kanë qenë më herët.

Sherifi thotë se Nisma donë që politikës t’i jap një karakter më human.

“Jemi sot në Viti për të formalizuar Grupin Koordinues. Presim që ky Grup Koordinues të shtrijë aktivitetin në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Vitisë. Dega e Vitisë ka pasë disa ulje-ngritje. Nisma jo vetëm sa nuk është shkrirë, por ajo është fuqizuar akoma edhe më shumë”, ka thënë Sherifi të hënën në Viti.

Më tutje ai është shprehur i bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet Nisma do të dalë edhe më e fortë.

Nisma Socialdemokrate, sipas tij, angazhohet për krijimin e perspektivës së të rinjve. Nisma thotë Sherifi se po rritet dhe po fuqizohet dhe me forcimin e Nismës, sipas tij, do të forcohet Vitia dhe Kosova.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se fryma e Nismës Socialdemokrate po zgjerohet çdo ditë e më shumë.

“Ne po japim shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Rritja e Nismës po ndodhë për shkak të punës së mirë që po bëhet në nivel qendror. Ne kemi ulur kokën dhe po punojmë dhe kjo më së shumti i është dashur qytetarëve të Kosovës. Politikat e Nismës Socialdemokrate këtë e kërkojnë”, ka thënë Bytyqi.

Qytetarët e Kosovës, sipas tij, kanë nevojë më së shumti për politikat socialdemokrate të Nismës.

E, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se Nisma në Viti do të shtrihet fuqishëm. Ai është shprehur i bindur se në Viti, Nisma do të jetë një forcë politike serioze.

Ai tha se Nisma ka dëshmuar se është parti me parime dhe konsistente në qëndrimet e saj.

Nisma në qeveri, sipas tij, po e kryen një punë mjaft të mirë.

Ndërsa, koordinatori i Nismës për Viti, Kastriot Sylejmani ka thënë se Nisma Socialdemokrate që prej themelimit ka dëshmuar se interesin e shteti e ka në rënd të parë.

“Nisma në qeveri po jep shembull se si punohet në shërbim të qytetarëve dhe në të mirë të vendit. Rrugëtimi ynë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nisma Socialdemokrate ka pasur shtrirje në komunën tonë, pavarësisht sfidave ajo ka rritur të jetë afër qytetarëve dhe elektoratit të vet. Si koordinator i degës bashkë me ekipin punues do të angazhohem që Nisma të jetë faktor në nivel lokal dhe atë qendror”, ka thënë Sylejmani.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/sherifi-ne-viti-i-bindur-se-nisma-po-forcohet-cdo-dite-e-me-shume-536344/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright