00:03 / E Enjte, 02 Prill 2020

Shërohen 10 lojtarët e Valencias që ishin infektuar me koronavirus në ndeshjen kundër Atalantës

10 lojtarët e Valencias, që u konfirmuan disa javë më parë si të infektuar me koronavirus, fatmirësisht kanë rezultuar negativ në testet anti-COVID-19.

Media spanjolle “MARCA” bën me dije se 10 futbollistët e “Los Che” janë rehabilituar plotësisht nga virusi vdekjeprurës dhe tashmë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ezekiel Garay, Elakuim Mangala dhe Hoze Gaja ishin 3 futbollistët e njohur të Valencias, të cilët u zbuluan nga mediat, jo nga klubi, si bartës të koronavirusit.

Futbollistët e infektuan në takimin e parë të Ligës së Kampioeneve kundër Atalantës në “San Siro” dhe pas kthimit në atdhe pas zhvillimit të takimit të dytë pa tifozë u testuan si pozitiv me koronavirus.

Spanja vazhdon të përjetojë një situatë katastrofale humanitare, pasi në shtetin iberik rezultojnë të vdekur 9387 persona nga virusi vdekjeprurës COVID-19. Kujtojmë që në këtë shtet vdiq dhe një trajner futbolli i moshave. Ai ishte vetëm 21-vjeç.