22:00 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shërohen 71 kosovarë të infekuar me koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sontë në Kosovë janë shëruar 71 të infekruar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

“Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Sonte janë shënuar 79 raste të reja me Covid-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 2.878 raste ndërsa 51 raste të vdekjes./IndeksOnline/