18:00 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Shërohet Arbër Zeneli, rikthehet në stërvitje

Arbër Zeneli ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit në muskul.

Burime të Indeksonline afër futbollistit bëjnë të ditur që mesfushori kosovar është rikthyer të hënën në stërvitje por nuk ka mbajtur seancën e plotë në grup.

25 vjeçari planifikon që të enjtën të zhvillojë stërvitjen e plotë.

Ka gjasa që Zeneli të jetë në dispozicion të shtunën për disa minuta lojë kundër Lorientit.

/Indeksonline/