23:20 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / MSH

Shëroni buzët e plasaritura në ditët e ftohta me këtë përbërje natyrale

Si të përballeni me problemin e përvitshëm? Ja mënyra.

Të gjithë përballemi me këto probleme çdo dimër, dhe pavarësisht se kemi produkte që të parandalojmë këto probleme, duket se shumicën e kohës nuk funskionon asgjë!

Sapo fillon freskohet koha pjesa e duarve dhe buzëve gjithnjë fillojnë të thahen dhe të plasariten. Duart mund t’i lyeni me krem por për buzë mund t’i bëni dhe skrab për të hequr lëkurat e më pas t’i hidratoni.

Përbërësit:

1 lugë gjelle sheqer i bardhë

1 lugë gjelle sheqer kaf

1 luge gjelle mjaltë

1/2 lugë vaj ulliri

Përdorimi:

Përzieji bashkë të gjithë përbërësit në një enë të vogël. Aplikoje scrub-in me gisht në buzë duke bërë edhe një masazh të lehtë në formë rrethore. Laje scrub-in me ujë të ngrohtë dhe më pas, vendos një balsam të lehtë për të ruajtur lagështirën.