19:57 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sherr grash për maskën në dyqan, goditje me kokë si kjo nuk keni parë

Disa pamje që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale tregojnë një grua në një dyqan në Londër e cila sulmon një blerëse tjetër pasi ajo refuzoi të vendoste maskën.

Në video shihet momenti kur gruaja e godet gruan tjetër me kokë.

Në dalje të dyqanit ishin një grup grash të cilat po prisnin radhë për të hyrë në dyqan teksa njëra refuzoi të vendoste maskën.

Pasi futet brenda, sulmuesja grushton dhe shkelmon gruan tjetër që ishte shtrirë në tokë ndërsa një anëtar i stafit duket se qëndron duke parë.

Një grua e tretë përpiqet të ndalojë një burrë që filmon sulmin ndërsa kalimtarët e tjerë hyjnë për të ndaluar sherrin.