17:43 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sherr me thika midis qytetit, banorët në panik

Dy burra janë përfshirë në një sherr me thika që shpërtheu pranë stadumit Ibrox në Glasgow përpara ndeshjes së Rangers me Osijek mbrëmjen e së enjtes.

Pamjet kanë kapur skenat e dhunës më pak se 1 orë para fillmit të lojës. Njerëzit u trodnitën, ndërsa banditët me kapuçë nistën të godisnin njëri-tjetrin.

Nga dhuna mbetën të plagosur me thika të dy burra të moshës 24 dhe 40 vjeç të cilët u dërguan në spital dhe raportohet se nuk janë në gjendje kritike për jetën.

Policët kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e ngjarjes./Indeksonline./