09:13 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Sherr mes trajnerit dhe drejtorit sportiv te klubi italian i Serie A

Tension i lartë në shtëpinë e Torinos.

Në fakt, një sherr i furishëm mes Ivan Juric dhe Davide Vagnatit ka ndodhur në kampin stërvitor Ëaidring në Austri. Tekniku dhe drejtori sportiv ofenduan rëndë njëri-tjetrin në një parking.

E filmuar nga një celular, sherri përfundoi menjëherë në rrjetet sociale, duke dëshmuar pakënaqësinë e madhe të trajnerit për lëvizjet e klubit në merkato dhe vështirësitë e mëdha në menaxhimin e marrëdhënieve mes fushës teknike dhe drejtuesve.