19:10 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sherr në Peshkopi, ky është i lënduari rëndë

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr masiv në qendër të Peshkopisë, dhe si pasojë disa prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilët i kanë dhënë fund sherrit masiv, ku kanë mbetur disa të plagosur, ndërsa 1 prej tyre është në gjendje të rëndë. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë është 24-vjeçari Vilson Meta, i cili nga raportimet e para thuhet se është goditur me mjete të forta. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, për të bërë të mundur zbardhjen e situatës dhe kapjen e autorëve.

 

Temat: