18:00 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Sherri i Messit Argjentina humb gjysmë milioni

Argjentina nuk do të humbasë vetëm në aspektin futbollistik në miqësoren ndaj Marokut ditën e martë, por gjithashtu edhe atë financiar.

Mungesa e yllit të ekipit Lionel Messi do të thotë se Federata Marokene e Futbollit do t’i japë asaj argjentinase vetëm 500,000 euro.

Maroku do të ndeshet me Argjentinën në miqësoren e së martës në orën 20:00.

Sipas gazetës marokene Al Ahdaz al Magreviya, federata e tyre do të zbresë 450,000 euro nga shuma që do t’i paguante federatës argjentinase nëse Messi do të luante.

Kontrata për miqësoren shpreh qartazi se kapiteni argjentinas duhet të luante të paktën 70 minuta për të marrës shumën e plotë.

Legjenda e Barcelona-s është larguar nga grumbullimi i përfaqësueses pas një dëmtimi të lehtë të pësuar në ndeshjen ndaj Venezuelës disa ditë më parë.