13:43 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Shesheli zgjedhet president i SRS-së në oborrin e shtëpisë, betohet kundër Amerikës

Vojislav Sheshelj është rizgjedhur kryetar i Partisë Radikale Serbe. Kongresi u mbajt në një tendë pranë Shtëpisë së Shesheljit në Hrtkovci.

Udhëheqësi radikal serb vendosi që kongresi të filloj nën himnin serb dhe rus. 449 delegatë ishin të pranishëm në oborrin e shtëpisë së tij.

Sheshelj ka thënë se është i betuar në miqësinë ruse e kineze, ndërsa do të luftojë armiqët që sipas tij janë SHBA-ja dhe disa shtete evropiane, shkruan Indeksonline.

Madje, ai ka thënë se SHBA e Britania nuk ia kanë arritur që edhe me milionat e dhuruara të luftojnë influencën ruse.

Sheshelj tha se ata janë të gatshëm për dialog me opozitën, por në parlament./Indeksonline/