19:30 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sheshi i shkatërruar “Adem Jashari”, peng i mosmarrëveshjeve Kuvend-Komunë

Sheshi “Adem Jashari” në kryeqytet pritet të rregullohet brenda vitit 2018.

Megjithatë ka gjasa që vetëm pjesa nga ana e objektit të komunës të pësojë ndryshime, kjo pasi komuna nuk ka marrë leje për intervenim edhe nga ana e kuvendit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve të këtij institucioni komuna e Prishtinës nuk ka kërkuar leje për intervenim në atë pjesë.