Shet mbi 2 milionë euro virgjërinë, vajza që e hodhi në shitje në një faqe interneti (Foto)
19 vjeçarja e cila ditë më parë hodhi në shitje virgjërinë e saj, tashmë e ka bërë atë.
Adoleshentja nga Amerika e ka shitur virgjërinë e saj për mbi dy milionë euro për një biznesmen të pasur në Abu Dhabi, transmeton Indeksonline.
Madje vajza sipas raportimeve synon që me këto para të financojë pagesën e saj për shkollim universitar.
“Unë kurrë nuk do të kisha ëndërruar se oferta do të rritet kaq lartë dhe do të kisha arritur 2.5 milionë euro. Është një ëndërr e vërtetë”, ka thënë Giselle.
“Nëse dua të kalojë herën e parë me dikë që nuk është dashuria ime e parë, ky është vendimi im”,ka shtuar ajo.
Ndryshe kohët e fundit kanë qenë të shumtë raportimet për faqet të internetit përmes së cilave vajzat shesin virgjërinë. E faqja ku kjo e fundit e shiti atë, drejtohet nga 27 vjeçari, Jan Zakobielski në Dortmund të Gjermanisë. Sipas një intervistë në Forbes, Zakobielski merr 20 përiqind të fitimeve nga transaksione te bëra nëpërmjet faqes së tij.
Ai madje shpjegoi se kurrë nuk do të binde dakord të ankadaojë një vajzë që nuk është mjaft e pjekur për të ditur se çfarë dëshiron apo nuk është psikologjikisht në rregull./Indeksonline/