16:19 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shëtitet me makinë në shtegun për këmbësor, në Parkun e Sllatinës

Jo shumë larg Prishtinës, ndodhet Parku Rekreativ “Te Pishat në Sllatinë”, një vend ky që po preferohet tej mase për ta kaluar vikendin.

I rrethuar me pisha e gjelbërim, me ajër të pastër e një pamje fantastike, ky park ndonëse plotëson kushtet e një vendi turistik, me gjithë investimet që Komuna e Fushë Kosovës ka bërë, qytetarë të pandërgjegjshëm po nuk i përfillin rregullat.

Një shofer, ka hyrë me makinën e tij, pikërisht në shtegun që shërben për ecje, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, një tjetër shofer, makinën e ka parkur në hapësirën gjelbëruese duke mos ndaluar tek vendi adekuat për parking./Indeksonline/