10:08 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Shevchenko kishte ankesa për stadiumin, FIFA merr vendimin për miqësoren me Shqipërinë

Të dy trajnerët e kombëtareve kishin rënë dakord për zhvillimin në një stadium tjetër të miqësores Ukrainë-Shqipëri.

Sipas Panorama, FIFA nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Shevchenkos dhe Panucit. Përpos të gjithave ata kanë vendos që miqësorja mos të zhvendoset dhe të luhet në Evian të Francës, pikërisht atje ku ishte parashikuar.

Kështu në 3 qershor ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ku Ukraina aktualisht po kryen edhe përgatitjet.

Shevchenko ishte i pakënaqur me kushtet e stadiumit, dhe ishte i shqetësuar edhe për sigurinë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00, dhe nëse Ukraina vendos të bojkotojë sfidën atëherë do të duhet të paguajë një shifër të majme.